TINGUJ & VARGJE · ATDHEDASHËSE
TINGUJ & VARGJE · ATDHEDASHËSE
TINGUJT
Pjetër Gaci
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
...
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
Pjetër Gaci
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
10-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Për ty, Atdhe, mâ të bukurën kângë,
me fuqinë e kësaj zemre do të këndoj!
Për këto male, për këto fusha të gjâna,
për këtë vend ku sot i lumtur jetoj.
(2x)
I bukur je, ngrihesh madhështor,
si kështjellë e pamposhtur ti qëndron!
Në mes dallgësh, shkëmb graniti vigan,
s'u përkule nga çdo stuhi e tufan!
(2x)
I bukur je, ngrihesh madhështor,
si kështjellë e pamposhtur ti qëndron!
Në mes dallgësh, shkëmb graniti vigan,
s'u përkule nga çdo stuhi e tufan!
(2x)
SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Është ruajtur e folmja gege për sa u përket tingujve hundorë e rotacizmit. Për dijeninë e lexuesit, trajtat drejtshkrimore të këtyre fjalëve do të ishin: më të bukurën (jo mâ të bukurën), këngë (jo kângë), të gjera (jo të gjâna).