TINGUJ & VARGJE · ATDHEDASHËSE
TINGUJ & VARGJE · ATDHEDASHËSE
TINGUJT
Spiridon Ilo, 1922
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
3/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
Thoma Avrami, 1903
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
8-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Dua mëngjesët e majit,
kur këndon bilbili i fushësë.
Kur fryn erëza e malit,
edhe qarku është i skuqur.
Dua luletë të fushësë,
në mëngjes kur janë plot me vesë.
Doçkat e bardha të çupësë,
Vete me vrap që t'i presë.
Por nga gjithë ato më parë,
dua më shumë Shqipërinë!
Që t'i vejë puna mbarë,
edhe përjetë të ketë lirinë!
(Ref., 2x)
Dua natën në verë,
kur të ndritin yjt' e artë.
Kur fryn zefiri me erë,
dhe zhdëfrejnë kët' zemrën e zjarrtë.
Zogjtë që ëmbël ligjërojnë,
nëpër lisat mbushur me fletë.
O sa gaz që mua më bëjnë,
për natyrën e vërtetë!
Por nga gjithë ato më parë,
dua më shumë Shqipërinë!
Që t'i vejë puna mbarë,
edhe përjetë të ketë lirinë!
(Ref., 2x)
SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Është ruajtur e folmja toske për sa u përket disa mbaresave, t për të mos prekur vargjet e shkruara nga poeti. Për dijeninë e lexuesit, trajtat drejtshkrimore të këtyre fjalëve do të ishin: mëngjeset (jo mëngjesët), lulet (jo luletë), bilbili i fushës (jo i fushësë), dua lulet e fushës (jo lulet të fushësë), doçkat e bardha të çupës (jo të çupësë), vete me vrap që t'i pres (jo t'i presë).