TINGUJ & VARGJE · ATDHEDASHËSE
TINGUJ & VARGJE · ATDHEDASHËSE
TINGUJT
Lec Kurti, 1913
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
4/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
Fishta, 1913
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
...
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Porsi fleta e Êjllit t’Zotit
Po rreh Flamuri i Shqypnís
E thrret t’bijt e Kastrijotit
Me u mbledhë tok nder çetë t’ushtrís.
Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!
Bini Gegë bini malësorë!*
E trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!
(2x)
Për kët' Flamur Perëndija
Me dorë t’vet Ai e ka shkrue:
“Për Shqyptarë do t’jét Shqypnija:
Kush ua prekë, ai kjoftë mallkue!”
Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!
Bini Gegë bini malësorë!
E trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!
(3x)
SQARIME.
* Në botimin e Fishtës, vargu bini Gegë bini malësorë gjendet i shkruar si: "A ngadhnyesë a t’ gjith dëshmorë!" Nuk e dimë me saktësi arsyen pse në regjistrimet e këngës vargu gjendet ndryshe.SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Është ruajtur e folmja gege, siç gjendet në vargjet e Fishtës.Porsi fleta e Êjllit t’ Zotit
Po rreh Flamuri i Shqypnís
E thrret t’bijt e Kastrijotit
Me u mbledhë tok nder çetë t’ushtrís.
Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t’ gjith dëshmorë!
E trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!
Për mbas Flamurit t’vet Shqyptari,
Kúr rrokë armët per t’drejta t’veta,
Atje lufta ndezet zhari,
Atje anmiku vêhet m’t’leta.
Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t’ gjith dëshmorë!
E trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!
Mbi njatë Flamur Perendija
Me dorë t’vet Ai e ka shkrue:
“Për Shqyptarë do t’jét Shqypnija:
Kush u a prekë, ai kjoftë mallkue!”
Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t’ gjith dëshmorë!
E trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!
Shka? a thue ‘i mend se atë tokë t’ bekueme,
Qi vetë Zoti na ka dhânun,
Sod me e shkelë kamba e poshtnueme
E nji t’huej’t na kem’ m’ia lânun?
Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t’ gjith dëshmorë!
E trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!
Ah; jo, kurr. Njiqind herë para
Kem’ me u shkrî me grá, me fmi!
Kem’ me mbetë kortar nder ara,
Se me shkelë lâmë t’ huej’n n’ Shqypní.
Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t’ gjith dëshmorë!
E trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!
M’kambë, Sokola të Shqypnís!
Flamri i ynë, qe, n’ajr po shtiellet
Si pol veshet t’Perendís,
Kah na bân hije prej qiellet.
Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t’ gjith dëshmorë!
E trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!
Mâ mirë dekë me u shue nen hije
T’Flamrit t’onë në fushë t’mejdanit,
Se me rrnue nji jetë robnije
Për nen sukuj t’huejë t’Balkanit.
Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t’ gjith dëshmorë!
E trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!
Armët e besën na i njeh bota;
Trima n’ zâ kem’ pasun t’ Parët,
Luften né na e msoj Kastrjota:
Kê, theu, frigë, do t’ kén Shqyptarët?
Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t’ gjith dëshmorë!
E trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!
Urra! djelm, eh 'u dhashtë e mbara!
Sod a kurr, me dekë p’r Atdhé!
Flamri i ynë, qe, u nis përpara:
Ndihmo, Zot, për Atme e Fé!
Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t’ gjith dëshmorë!
E trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!